Paltrow zbulon sekretin e të pasmeve

24/02/2016 00:00

Një transformimi i tillë sigurisht që të bën të mendosh për një ndërhyrje plastike. Por Gwyneth Paltrow zbulon regjimin e saj të ushtrimeve që e ka kthyer nga një nënë, në të pasmet e një 22-vjeçareje.

Nëpërmjet seancave dy orëshe të ushtrimeve, që ajo e bën gjashtë herë në javë, duket se i kanë dhënë rezultat, siç duket dhe nga fotot e fundit të nënës së dy fëmijëve. Të pasmet e 43-vjeçares do t’i kishin zili gjysma e femrave në moshën e saj.

Teksa shumë femra i nënshtrohen moshës, Paltrow është e vendour në regjimin e saj, falë dhe trajneres personale, Tracey Anderson. Në një video dërguar aktores, Tracey e udhëzon që të ushtrojë këmbët duke i lëvizuar në të gjitha drejtimet, për të forcuar edhe të pasmet.

“Këto ushtrime shkojnë përtej forcimit të muskujve, dhe janë projektuar jo vetëm të jenë të forta por dhe të luftonë problemet në atë zonë”, thotë znj. Anderson.

Top Channel