Sacha Baron Cohen, me mbathje në premierën e “Grimsby”

23/02/2016 00:00

Sacha Baron Cohen tërhoqi vëmendjen në premierën londineze të filmit të tij më të fundit, “Grimsby”.

Aktori 44-vjeçar ishte i shoqëruar në Leicester Square nga bashkëshortja e tij, aktorja Isla Fisher, dhe një tufë femrash me kostume banjoje të zezë.

Vetë Cohen kishte zgjedhur që të prezantohej me mbathje blu, golf gri dhe shapka.

Sacha Baron Cohen është aktori që i ka dhënë jetë personazheve të tilla të famshme si Ali G, Borat dhe Diktatori.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel