Korça, futboll dhe festë

23/02/2016 00:00

Prej mëse 5 vitesh Korça ka fituar veç statusit të qytetit të serenatave edhe atë të qyteti të futbollit të bukur dhe atmosferës festive. Përballja me Tiranën, e ashtuquajtur si derbi i epokës moderne të ftubollit shqiptarë, mbetet një 90 minutësh për të mos u harruar, si për atë në fushën e lojës, ashtu edhe për atë çka mbi 5 mijë tifozë dhuruan mbrëmjen e djeshme në stadiumin e Skëndërbeut.

Diferencat mes kryesuesëve korçarë të Superligës dhe vendit të tretë të bardhebluve mbetën vetëm në letër, sepse në fushë gjithçka ishte e barabartë, por në vendin e të ashtuquajturve “ujqër” dhe në një ndeshje derbi, nuk mund të shkojë çdo gjë perfekte….

Gjyqtari Koçi pa 11-metërshin vetëm në portin e Tiranës dhe jo atë të pak minutave më vonë në portën tjetër, një ndër momentet më të diskutuara për bardheblutë, të paktën për të mos dalë pa pikë nga Korça.

“Ne me fitoren e sotme të paktën kemi larguar një pretendent siç është Tirana. Të luash me Tiranën është kënaqësi”, deklaroi Mirel Josa, trajner i Skënderbeut.

Një tjetër humbje mes mjegulle për bardheblutë që largohen kokëkulur të vetëdijshëm se iku një tjetër sezon, pa shpresuar më titullin 14 javë nga fundi.
 
Ndërkohë që vendasit kanë arsye të festojnë, me një kundërshtarë më pak në marshimin për titullin e 6-të radhazi dhe me një Hamdi Salihi që në 19 ndeshje të luajtura shënon 19 gola në një kampionat si Superliga jonë.

“Të shënosh është gjithnjë e vështirë edhe në stërvitje. Kam fat që luaj në një ekip që krijon shumë dhe shpresoj që të mos ndalem dhe të vazhdoj deri në fund të shënoj gola që i duhen ekipit”, thotë sulmuesi Hamdi Salihi.

Top Channel