Neymar pranë rinovimit deri më 2021

23/02/2016 13:15

Neymar Jr është gjithnjë e më pranë rinovimit të kontratës me Barcelonën. Lajmi bëhet i ditur nga “Cadena Cope”, sipas së cilës futbollisti brazilian dhe klubi katalanas kanë nënshkruar një marrëveshje paraprake ku shprehet vullneti i plotë i palëve për zgjatjen e kontratës mes tyre.

Gjithnjë sipas “Cadena Cope”, dokumenti i nënshkruar mes Neymar dhe drejtuesve të Barcelonës parashikon rinovimin e kontratës së 24-vjeçarit deri ne vitin 2021, që do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës për të, gjë që do ta bënte atë futbollistin e dytë më të paguar në skuadër pas Lionel Messit.

Ky lajm u publikua një ditë pas deklaratës së zv/presidentes së Departamentit Ekonomik të Barcelonës, Suzana Monje për të përditshmen “La Vanguardia”. Monje theksoi se ishte e bindur për rinovimin e kontratës së Neymar, i cili do të konsiderohet edhe si blerja më e rëndësishme e Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Top Channel