Juventus vs Bayern, bardhezinjtë nuk fitojnë që nga 2005

23/02/2016 12:55

Juventus do të presë në mbrëmje Bajernin e Mynihut në fazëm e 1/8 të Ligës së Kampioneve me skuadrën torineze që do të kërkojë të thyejë tabunë bavareze.

Deri më tani janë zhvilluar 8 përballje mes skuadrës italiane dhe asaj gjermane dhe të gjitha në aktivitetin më të rëndësishëm europian për klube dhe bilanci i këtyre sfidave anon nga Bajernit të Mynihut.

Herën e parë që Juventus e Bajern u përballën ishte në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve të 2004 me torinezët që dolën të fituar në të dyja ndeshjet.

Një vit më vonë, në 2005 të dyja këto skuadra u ndeshën sërish në fazën e grupeve. Në Mynih ishte Bajerni që fitoi 2-1, ndërsa në Torino në 2 nëntor të atij viti suksesi ishte i Juventusit.

Pas kësaj ndeshjeje Juventusi nuk ka regjistruar më fitore ndaj gjermanëve. Në sezonin 2009/2010, Bajerni dhe Juventusi barazuan në Mynih 0-0, por në Torino gjermanët triumfuan me rezultatin 4-1.

Hera e fundit që Juventusi dhe Bajerni u ndeshën mes tyre ka qenë në vitin 2013 në çerekfinakle. Këtë radhë kjo përballje nuk pati histori pasi Bajerni fitoi si në Mynih ashtu edhe në Torino dhe në të dyja ndeshjet u pa i njëjti rezultat 2-0.

Bajerni pas kësaj faze fluturoi drejt fitores së Ligës së Kampioneve të këtij viti ku në finale mposhti Borusia Dortmund 2-1.

Top Channel