Të gjesh motrën duke luajtur bingo

23/02/2016 00:00

Një gjyshe e fiksuar pas lojërave të bingos është shokuar kur zbuloi se mikesha me të cilën luante online ishte motra e saj e humbur prej shumë kohësh.

Elaine Walker, 59 vjeç, shpenzoi plot 35 vite për të gjetur motrën e saj, 65-vjeçaren Jackie Green. Ajo hoqi dorë vetëm vitin e kaluar, për të zbukuar më pas se kishte tetë vite që luante bingo virtuale me Jackie, dhe nuk e dinte që ishte e motra.

“Menaxheri i lojës online na quante “binjaket e tmerrshme” pasi luanim e bisedonim gjithmonë bashkë”, rrëfen Elaine. Të dyja motrat u ndanë pasi Elaine u rrit nga prindërit adoptiv në një tjetër vend, ndërsa Jackie me të atin.

Në moshën 25-vjeçare Elaine zbuloi se kishte një motër dhe nisi ta kërkonte. Megjithatë ajo rrëfen se lidhja që patën në lojë ishte më e fortë se ajo në telefon, apo kur u takuan personalisht.

Top Channel