Hidhet shorti i Kupës së Amerikës, me format të zgjeruar

22/02/2016 00:00

Edicioni më jetëgjatë në historinë e futbollit ndërkombëtar, Kupa e Amerikës ka zyrtarizuar shortin e fazës finale të grupeve për turneun që në 2016 celebron një numër jubilar si 100 vjetori.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë vendi organizator, do të zhvillojnë ndeshjen e hapjes ndaj Kolumbisë, në “Levi” stadium në Santa Klara.

Ky 90 minutësh paraqet për herë të parë një version me 16 kombëtare të aktivitetit që përfshin ekipe jashtë konfederatës Konmebol. SHBA është përfshirë në një grup të vështirë së bashku me Kolumbinë, Kosta Rikën dhe Paraguajin.

“Kjo është ajo çfarë përfaqëson Kupa e Amerikës. Një sfidë e madhe me ekipet më të mira dhe në një turne ku duam të shkojmë sa më larg”, tha trajneri i amerikanëve, ish-sulmuesi i njohur gjerman, Jurgen Klinsman.

Një tjetër pretendent i trofeut, Brazili do të nisë garën ndaj Ekuadorit në “Ros Boul” në Pasadina në 4 qershor. Ndërkohë, Argjentina që ka fituar 14 herë këtë turne, do të luajë ndaj kampionëve në fuqi të Kilit në 6 qershor në grupin D.

Finalja do të zhvillohet në “MetLife Stadium” në Nju Xhersi në 26 qershor.

Top Channel