Kendall kritikon të dashurin: Të lahet më shpesh

22/02/2016 00:00

Fytyra e tij adhurohet nga miliona femra në botë, por Harry Style duhet të kujdeset më tepër për higjienën e tij personale, të paktën kështu mendon Kendall Jenner.

Modelja 20-vjeçare, e cila është në një marrëdhënie me yllin e “One Direction”, është përpjekur ta bindë këngëtarin 22-vjeçar të lahet më shpesh si dhe të përdorë antidjersë pasi mban erë të keqe.

Në një episod të “Keeping Up With the Kardashians”, teksa shihet duke biseduar me motrën e saj më të vogël, Kendall ka thënë: “I kam kërkuar të lahet më shpesh dhe se përdorimi i tepërt i antidjersës nuk të dëmton”.

Kjo nuk është hera e parë që Harry cilësohet si një djalë që nuk kujdeset për higjienën e tij pasi edhe ish e dashura e tij, Taylor Swift, është shprehur se në fillim nuk mund të puthej me të pasi goja e tij mbante erë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel