PDSH: Mbështesim ndërkombëtarët, s’ka kushte për zgjedhje të lira e demokratike

22/02/2016 00:00

Partia Demokratike Shqiptare, e cila është në opozitë në Maqedoni, përmes një komunikate për shtyp të pasdites së të hënës ka bërë të ditur se është në mbështetje të konstatimeve të faktorit ndërkombëtar, sipas të cilave ende nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike më 24 prill.

Në komunikatë theksohet se, PDSH-ja e drejtuar nga Menduh Thaçi e kishte paralajmëruar që në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes 4 forcave kryesore politike në vendin fqinj, qasjen joserioze të tri partive të tjera politike, që aktualisht përbëjnë qeverinë maqedonase, e për këtë arsye PDSH nuk besonte te realizimi i marrëveshjes, pasi ajo nuk mund të ishte funksionale.

Në fund të kësaj deklarate bëhet e ditur se, PDSH-ja, në partneritet të plotë me bashkësinë ndërkombëtare, do të mundohet që kërkesat e saj për të drejta të plota të shqiptarëve në Maqedoni t’i bëjë pjesë të dialogut dhe marrëveshjes politike mes të gjitha forcave kryesore.

Top Channel