Dirk Nowitzki hyn në histori, arrin 29 mijë pikë në NBA

22/02/2016 00:00

Dirk Nowitzki gjithnjë e më shumë po kthehet në një legjendë në NBA.

Basketbollisti gjerman realizoi 18 pikë në suksesin 129-103 të Dallas Mavericks përballë Philadelphia, duke u shndërruar në lojtarin e gjashtë që shënon 29 mijë pikë në basketbollin amerikan.

Në 18 sezone në NBA, të gjitha me Mavericks, Nowitzki ka një mesatare prej 22 pikësh për ndeshje.

Basketbollisti 37-vjeçari ka fituar edhe një titull në NBA me ekipin e tij në sezonin 2010-2011, duke mposhtur në finale 4-2 Miami Heat.

Top Channel