Rrëfehet Vidal: Refuzova Man. United për Bayern

22/02/2016 00:00

Arturo Vidal pranon se kishte marrë oferta nga Manchester United, por që i refuzoi për të kaluar te Bayern Munchen. Mesfushori kilian e bëri këtë rrëfim në një intervistë për “Times”.

“Është e vërtetë, e kisha shansin për t’u transferuar në Premier League, por kjo nuk ndodhi pasi preferova kalimin te Bayern Munchen”, tregon Vidal. “Unë doja një skuadër të fortë dhe me një projekt ambicioz. Tani ndihem shumë i lumtur. E njoh këtë vend dhe njerëzit e tij. Jeta këtu është shumë e mirë dhe e qetë. Unë dhe familja ime po ndihemi shumë komodë”.

Në mesjavë, Bayerni-n e pret një sfidë e vështirë, ajo me Juventusin në 1/8 e Ligës së Kampioneve me Vidal që do të vihet kundër ish-skuadrës së tij me të cilën sezonin e kaluar luajti në finalen e këtij aktiviteti.

Top Channel