“Frikë” për Agueron, City kërkon ta “blindojë”

22/02/2016 00:00

Manchester City kërkon të mbajë Kun Agueron në skuadër deri në fundin e karrierës së tij.

Sulmuesi argjentinas është vënë në shënjestrën e disa prej klubeve më të rëndësishme europiane dhe kjo i shtyn drejtuesit e Citizens që të mendojnë për ta mbajtur atë në “Etihad Stadium” përjetë.

Sipas asaj që publikohet te tabloidi “The Sun”, drejtuesit e Manchester City po përgatisin një kontratë që e lidh futbollistin me ta deri në momentin kur ai të deklarojë tërheqjen nga aktiviteti.

“The Sun” bën të ditur se pas sulmuesit argjentinas janë dy gjigandët spanjollë Real Madrid e Barcelona dhe Manchester City kërkon të përshpejtojë këtë rinovim të argjentinasit në pritje të ardhjes në pankinë të trajnerit Pep Guardiola.

Top Channel