48% e kosovarëve kanë përjetuar ngacmim seksual

22/02/2016 14:30

Në Prishtinë është publikuar raporti i parë gjithëpërfshirës për ngacmimin seksual, ku del se mbi 48% e kosovarëve të anketuar kanë përjetuar ndonjë formë të ngacmimit seksual.

Viktimat më të shpeshta janë të moshës 18-25 vjeç, ndërsa femrat janë më të prekurat me mbi 64%, përkundrejt 32.5% te burrave të anketuar që kanë deklaruar se janë ngacmuar seksualisht.

Igballe Rugova, drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, theksoi: “Ne duam të ndalojmë çdo vepër që ngacmon dikë tjetër dhe që personit nuk i vjen mirë për atë. Ky është ngacmimi seksual”.
 
Shumë prej të anketuarve ngatërrojnë ngacmimin seksual me abuzime më të rënda seksuale. Nga mbi 400 raste në vitin 2014, janë raportuar vetëm shtatë prej tyre.

Sipas qytetarëve ka disa faktorë që shtyjnë drejt ngacmimeve seksuale: “Për shkak të stereotipeve të njerëzve, mandej është edhe zhvillimi social i shpejtë që po ndodh”.

Ndërsa ngacmime nuk konsiderohen vetëm ato që vijnë nga gjinia tjetër. Një qytetare thotë: “Më ka ndodhur një lesbike më ka ngacmuar në rrugë, kështu që është një problem i shoqërisë”.

Raportimi i ngacmimeve seksuale nga e enjtja mund të bëhet përmes aplikacionit për telefona “EcShlirë”.

Top Channel