Macet vërtetë që kanë nëntë jetë

22/02/2016 00:00

Thuhet se macet kanë nëntë jetë dhe ky ndoshta është rasti që kjo shprehje vlen.

Një mace është kapur në video teksa është hedhur nga një pemë jo më pak se 3 metra lartësi. Por jo vetëm kaq, ajo e përdor këtë kërcim si një mjet për të kërcënuar një qen që e ndiqte këmba këmbës.

Pamjet janë shpërndarë online dhe janë parë me mijëra herë. Qeni pasi e kishte identifikuar prenë e tij është ulur pranë pemës, kur në moment macja kërcen nga maja e pemës dhe pas një ndjekje mes tyre, hipën sërish në pemë.

Top Channel