“Friends” sërish bashkë, por pa Chandler

22/02/2016 00:00

Përgjatë një dekade ata u bënë më të famshmit, më të paguarit dhe grupi më i mirë i aktorëve të televizionit.

Që nga episodi i fundit i sitcomit “Friends” në maj të 2004, me një audiencë prej 52.5 milionë shikues vetëm në SHBA, shumë fansa të tyre kanë kërkuar të ribashkohen. Dhe kjo ndodhi në një tribut për regjisorin e serialit, James Burrows në NBC.

Më në fund, pesë nga gjashtë protagonistët u ulën së bashku. Ishin Rachel (Jennifer Aniston), Monica (Courtney Cox), Phoebe (Lisa Kudrow), Joey (Matt LeBlanc) dhe Ross (David Schwimmer), ndërsa Chandler (Matthew Perry), ishte i pranishëm nëpërmjet një videomesazhi të regjistruar më herët.

“Ne do të bënim gjithçka për James Burrows, sepse ai na dha vërtetë mundësinë e artë të jetës. Ne përjetuam miqësi, familje, thyerje zemre, fëmijë, çdo gjë së bashku. Dhe ne fituam dhe dashurinë e botës”, ka thënë Rachel mjaft e emocionuar. Pak a shumë i gjithë kasti sot rrotullohet rreth të 50-tave, teksa Matt LeBlanc i është zbardhur koka nga thinjat, ndërsa david Schwimmer nuk ka ndryshuar shumë.

Top Channel