Fansja më e madhe e Barack Obamës

22/02/2016 00:00

Virginia McLaurin e kishte ëndërruar prej shumë kohësh të vinte një ditë këmbët në Shtëpinë e Bardhë.

Dëshira iu realizua tani, në moshën 106-vjeçare, kur u prit nga çifti Obama me rastin e një eventi të organizuar në kuadrin e muajit kombëtar afro-amerikan.

Gruaja e thyer në moshë nuk e fshehu entuaziazmin, kur u ndodh përpara kreut të administratës dhe së shoqes.

“Nuk mendoja kurrë se do ta arrija ditën, që do të vizitoja Shtëpinë e Bardhë. Jam kaq e lumtur… Një President me ngjyrë, një bashkëshorte me ngjyrë dhe unë… Jam këtu për të kremtuar historinë e njerëzve me ngjyrë”, tha Virginia McLaurin, e ftuar.

Gjatë takimit, Michelle i tha: Na e zbukurove ditën, e di këtë apo jo?

Dhe Virginia iu përgjigj: Në fakt, ishit ju që zbukuruat ditën time.

Barack Obama, Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara priti me qindra të ftuar në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë, me rastin e këtij muaji të veçantë, i cili organizohet për t’iu kërkuar individëve të nderojnë historinë afro-amerikane, duke e hedhur megjithatë vështrimin nga e ardhmja.

Top Channel