Patrick dhe Jillian lënë pas divorcin

22/02/2016 00:00

Nuk do e kuptoni kurrë se sa afër ndarjes ishin muajin e kaluar, teksa shijojnë pushimet në St. Barth, sikura asgjë të mos kishte ndodhur.

Flasim për Patrick Dempsey, dhe bashkëshorten e tij Jillian, të cilët duken mjaft të lumtur në relaksin e tyre.

Jillian depozitoi në janarin e vitit të kaluar kërkesën për divorc, por çifti u ribashkua para se të përfundonte ligjërisht ndarja e tyre. Pavarësisht se tashmë është jashtë serialit Anatomia e Greit, Patrivk mban ende lukun e rolit të tij, Dr. McDreamy, me flokë kaçurrela.

Ndërsa bashkëshortja e tij Jillian, nënë e tre fëmijëve, shfaqet me një trup për tu patur zili, e veshur me bikini të zeza dhe me muskuj të tonifikuar. Ajo postoi një foto në Instagram ku shkruante: “Çaste lumturie, relaksimi para çmimeve Oskar”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel