Tevez i thyen nofullën portierit kundërshtar (Video)

22/02/2016 00:00

Carlos Tevez i theu nofullën portierit kundërshtar në ndeshjen që skuadra e tij Boca Juniors fitoi ndaj Newell’s Old Boys në kampionatin argjentinas të futbollit.

Ish-sulmuesi i Juventusit po përpiqej të kalonte me një parabël portierin Ezequiel Unsain, por nuk ia arriti dhe u përplas fort me të.

Përplasja e dhunshme bëri që nofulla e portierit të pësonte frakturë dhe ai u zëvendësua menjëherë.

Top Channel