Ronaldo, miliona me marketing

21/02/2016 00:00

Cristiano Ronaldo është një prej sportistëve më të paguar të globit dhe në kontrast me rivalin e tij kryesor në futboll, është më tepër i dhënë ndaj reklamave, sponsorëve apo spoteve publicitare.

Portugezi i Realit të Madridit është kthyer në një makinë që prodhon para, pasi edhe në detajet që mban në trup, është shenja e sigurt e një firme që e mbështet në financa.

Për të konfirmuar këtë, portali “Futboll Leaks” ka zbuluar se Ronaldo që fiton 50 milionë dollarë në sezon, ka marrë një çek të majmë edhe nga kompania arabe e telekomunikacionit, “Mobili”, për një spot mbi internetin.

Portugezi fitoi 1 milion euro për 4 orë punë ndërsa në kontratën e bërë publike ka edhe detaje interesante.

Kështu përmes klauzolave të ndryshme të përpiluara nga arabët, është dhe pika ku Ronaldo detyrohet të veshë vetëm markën “Nike”, si dhe të japë fanela të autografuara për drejtuesit e kompanisë.

Top Channel