Aktoret e famshme “tallen” me Kanye West

21/02/2016 00:00

Kanye West mund të mos ketë mbështetjen e kunatës së tij Kylie Jenner, por të paktën disa femra kanë vendosur të luten për të dhe bëhet fjalë për Kristen Bell, Mila Kunis dhe Kathryn Hahn.

Në një postim që Bell ka bërë në “Instagram” tregon 3 aktoret teksa në dorë mbajnë tre qirinj duke u lutur për reperin që ndodhet në telashe.

“Në xhirime, duke u lutur për Kanye”, shkruan Bell bashkangjitur postimit.

Treshja është aktualisht duke xhiruar filmin “Bad Moms”, një film i ri në të cilin marrin pjesë edhe aktoret Christina Applegate dhe Jada Pinkett-Smith.

Kanye West së fundmi i ka kërkuar ndihmë themeluesit të “Facebook”, Mark Zuckerberg për borxhin e tij personal prej 53 milionë dollarësh.

Top Channel