Rast i paprecedentë në Bundesligë, arbitri ndërpret Leverkusen-Dortmund

21/02/2016 00:00

Një rast i paprecedentë ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Bayer Leverkusen dhe Borussia Dortmund kur gjyqtari kryesor i takimit, Felix Zwayer, ndërpreu ndeshjen për pak minuta.

Episodi ndodhi në minutën e 64 kur trajneri i Leverkusen, Roger Schmidt, u përjashtua nga ndeshja për shkak të protestave të ashpra pas golit të sulmuesit të Dortumundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Mirëpo, trajneri Schmidt nuk pranoi të largohej nga fusha, prandaj gjyqtari ndërpreu ndeshjen duke hyrë në dhomat e zhveshjes.

Pas konsultimesh që zgjatën për rreth 8 minuta, lojtarët u rikthyen në fushë dhe trajneri Schimdt e ndoqi vazhdimin e ndeshjes nga tribuna.

Trajneri i Leverkusen kërkoi që goli i Dortmund të anulohej pasi më parë ishte shkaktuar faull ndaj njërit prej lojtarëve të tij, mirëpo kjo gjë jo vetëm që nuk ndodhi, por rezultoi të jetë dhe goli i fitores për skuadrën e Tuchel.

Top Channel