Rikthehet Mourinho, fiton Interi

21/02/2016 00:00

Në ndeshjen e tretë të jaëvs së 26 të Serisë A, Interi ka mundur Sampdorian 3-1, duke u rikthyer kështu te fitorja, ndërkohë që Jose Mourinho ishte i pranishëm në tribunën e San Siros së bashku me “Fenomenin” Ronaldo.

Golat për Interin u shënuan nga D’Ambrosio (23’), Miranda (57’) dhe Icardi (73’), ndërsa për miqtë golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Quagliarella (92’).

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, tha pas ndeshjes: “Ishte e rëndësishme të fitonim për të mos u shkëputur nga vendi i tretë. Jemi të gjithë të mërzitur për periudhën në të cilën jemi, por të gjithë bashkë do e kalojmë”.

Top Channel