Kupa e Anglisë, Arsenal barazon me Hull City

20/02/2016 00:00

Arsenal nuk shkoi më se një barazim 0-0 me Hull City, ndeshje e vlefshme për raundin e pestë të FA Cup.

Protagonisti i ndeshjes në “Emirates Stadium” ishte portieri i modestëve të Hull City, Jakupoviç, i cili bëri të pamundurën që të mbante të paprekur portën e tij.

Për të mësuar se cila nga këto dy skuadra do të kualifikohet në çerekfinalet e këtij aktiviteti do të duhet të presim ndeshjen e kthimit, e cila këtë herë do të luhet në shtëpinë e Hull-it.

Top Channel