Bayern nuk njeh blof, ndalet Wolfsburg

20/02/2016 00:00

14 gola në 5 ndeshjet e Bundesligës shkëpusin Bayern-in 11 pikë në krye të klasifikimit. Kjo të paktën deri nesër në 15:30 kur Leverkusen të presë Dortmund-in.

Tre herë kampionët në fuqi nuk e nisën mirë takimin e kësaj jave kundër Darmstadt, pas ndëshkimit nga ish bavarezi Wagner që prishi rekordin e ndeshjeve pa gol në Allianz Arena.

Në pjesën e dytë, 2 herë Muller dhe Lewandowski ndëshkojnë miqtë me pjesëmarrjen e Ribery i kthyer pas 11 muajsh në Allianz Arena. 39 golat e dyshes Lewandowski-Muller shënojnë një tjetër rekord. Polaku u bë i vetmi lojtar që ka shënuar në portën e të gjitha skuadrave në Bundesligë.

Hertha nuk di të fitojë në kampionat, të paktën në fazën e dytë. Kryeqytetasit e Dardai-t regjistruan barazimin e 4-rt në 2016 ku janë mundur nga Stuttgart. Fitoren e vetme berlinezët e kanë në Kupë ndaj modestëve të Heidenheim. Ndaj nënkampionëve në fuqi, Hertha u ndëshkua nga Schafer, por gëzimi i golit të parë pas dy vitesh shuhet nga Kalou.

Të cilit ju deshën vetëm 7′ pas disavantazhit për të evituar humbjen dhe siguruar renditjen provizore në vëndin e 3-të. Pesë gola në “Rhein-Neckar Arena” ku vëndasit fitojnë ndaj Mainz 05 dhe falenderojnë Ingolstadt për dhuratën pas fitores ndaj Werder Bremen. 28 vjecari Nagelsman grumbullon kështu 4 pikë në dy ndeshje dhe Stevens fillon ti përkasë historisë.

Dahoud shënoi golin më të shpejtë të javës së 22-të dhe i mjaftoi M’gladbach për të mundur Koln-in pa Mërgim Mavrajn. Mbrojtësi kuqezi nuk ishte as në stol, ndërsa Xhaka, Graniti i luajti të gjitha minutat e sfidës në fundin e së cilës, vëndasit e shohin veten në zonën Champions dhe 3 pikë larg vëndit të 3-të.

Top Channel