Kur era “hedh tutje” avionin

20/02/2016 17:00

Nëse i keni bezdi fluturimet, atëherë kjo video me uljen dramatike të një avioni në aeroportin Madeira me siguri që do të trazojnë stomakun tuaj.

Aeroporti i Madeiras, në Portugali, ndodhet pranë maleve dhe detit, që do të thotë se mund të bjerë fare lehtë pre e turbolencave dhe kushteve të këqija të motit.

Ulja e një avioni tregtar në këtë pistë mund të jetë një sfidë serioze edhe për pilotët me më shumë përvojë, siç tregojnë edhe pamjet.

Avioni i parë spostohet nga erërat e forta dhe thuajse kthehet përmbys, para se rrota e tij e majtë shkel pistën dhe piloti përmes timonit e kthen në drejtimin e duhur.

Ndërsa avioni i dytë tronditet nga era e fortë dhe thuajse hidhet tutje, duke detyruar pilotin të shmangë uljen dhe të ringrihet në ajër për të rimarrë drejtimin e mjetit.

Top Channel