Po flirton me fansen Ronnie Wood?

20/02/2016 00:00

Si një yll i rokut ai është rrethuar gjithmonë nga fansat. Por duket se Ronnie Wood tregon se nuk lodhet së foluri me fansat e Rolling Stones, teksa është fotografuar me një brune në hotelin ku po pushon në Brazil.

Kitaristi 68-vjeçar është parë të ndihmojë vajzën që po mundohej të bënte një selfie, e më pas duke hyrë në muhabet me të. Sigurisht fansa me fat përfitoi dhe një puthje dhe përqafim nga ylli i rokut.

Më pas ata kanë tymosur nga një cigare duke shkëmbyer dhe disa fjalë. Këngëtari është në pritje të dy binjakëve nga bashkëshortja e tij shtatzënë, 38-vjeçarja Sally dhe është në tur në Amerikën e Jugut bashkë me Mick Jagger, Keith Richards dhe Charlie Watts si pjesë e turit të bandës, America Latina Ole Tour.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel