“Revolucion” tek United, Mourinho bën gati listën

20/02/2016 00:00

Ende nuk është zyrtarizuar kalimi te Manchester United, megjithatë Jose Mourinho ka filluar planifikimin për skuadrën që ai do të kërkojë të ketë në dispozicion sezonin e ardhshëm.

Një prej atyre që kërkohen nga Muo është Laporte i Atletico Bilbaos i vënë edhe në shënjestrën e Barcelonës. Laporte, 21-vjeç ka zhvilluar 139 ndeshje me skuadrën baske dhe vlera e tij në merkato ëshë 50 milionë euro.

Mourinho ka vënë në shënjestrën e tij edhe Rikardo Rodrigez të Wolfsburgut. Për të arritur te futbollisti 23-vjeçar i përfaqësueses zvicerane, “djajtë e kuq” do të duhet të derdhin 30 milionë euro
Tjetër emër që po përmendet së fundmi në ambientet e klubit anglez është edhe ai i Nainngolan, kartoni i të cilit vlerësohet nga drejtuesit e Romës me 40 milionë euro.

Por, klubi anglez e hedh vëmendjen e tij edhe nga Juvëntusi duke shënjestruar sulmuesin Alvaro Morata të cilin Muo e njeh shumë mirë. United ka nevojë për një qendërsulmues të mirfilltë si Morata i cili vlerësohet me 45 mln euro.

Dhe në fund, Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi ganez këtë sezon është i papërmbajtshëm duke shënuar vazhdimisht në ndeshjet e Dortmundit. Në 32 ndeshje ai ka shënuar 30 gola duke tërhequr vëmendjen e “djajve të kuq”. Por, problemi qëndron te vlera e kartonit të tij e cila arrin deri në 85 milionë euro.

Top Channel