Mesazhi arab që frikësoi amerikanët

20/02/2016 00:00

Shën Valentini mendohet të jetë një ditë e këndshme materializmi ku merren e jepen mjaft dhurata mes të dashuruarve, teksa tashmë po injorohen gjithnjë e më tepër gjestet romantike.

Por disa zyrtarë në një qytet të vogël të Texas në SHBA kishin një tjetër ide. Ata valvitën një flamur me sfond të zi, një zemër të kuqe dhe që në arabisht lexonte “Dashuria është për të gjithë”.

Famuri i vendosur në një godinë në Lubbock u pa nga punëtorët një ditë pas Shën Valentinit.Majori Glen Robertson i ka dërguar një letër kreut të bashkisë, James Loomis ku ka shprehur shqetësimin për flamurin, e ngjashëm me atë të grupit terrorist IS, duke u shprehur se e ka marrë mjaft seriozisht si gjest.

Top Channel