Projekti, miniera e qymyrit dëbon mbi 260 koala

19/02/2016 22:25

Projekti për një minierë qymyri në Australi ka marrë dritën jeshile nga gjykata, vendim që i ka hapur rrugë dëbimit të mbi 260 arushëve koala.

Kafshët do të transferohen gjetkë nëse kompania që ka marrë konçesionin do të vazhdojë me planin e saj prej 1.2 miliardë dollarësh australianë.

Gjykata në Uellsin e ri të Jugut që trajton çështjet ambjentale ka vendosur kështu lidhur me rastin e sjellë në gjykatë nga grupi ambjentalist Upper Mooki Landcare kundër kompanisë Shenhua Watermark Coal dhe ministrit të Planifikimit Shtetëror të Australisë.

Koalat ndodhen në Gunedah, ku që prej vitit 2009 e deri më sot popullësia e marsupjalëve është reduktuar me 70 për qind.

Sipas ambjentalistëve, projekti i Shenhua nuk mbron në mënyrën e duhur faunën lokale nga rreziku i shfarrosjes.

Top Channel