Prenga, kampion i Europës në “kickbox”

19/02/2016 00:00

Shqipëria ka mundur të koleksionojë të parin titull madhor, atë të kampionit të Europës në sportin e “kickbox”, falë triumfit të Kristian Prengës të arritur mbrëmjen e së premtes në “Asllan Rusi” të Tiranës kundër rivalit të tij grek, Vasilis Karagianidis, me KO.

Ndeshja me 4 raunde e vlefshme për peshat 100 kg, e zhvilluar nën një atmosferë të nxehtë dhe e transmetuar drejtpërdrejt në paketën Supersport të platformës Digitalb, ishte e dyluftuar deri në raundin e fundit, ndërkohë që “kickboxer”-i shqiptar siguroi avantazh me pikë që në raundin e parë dhe të dytë, edhe pse u deshën sekondat e fundit që greku të dorëzohej pa mbaruar sfida.

Pas fitimit të gjerdanit të artë të Europës, i akorduar nga Federata Ndërkombëtare e “Kickbox”-it, 23-vjeçari shqiptar u shpreh i lumtur për arritjen e suksesit dhe falënderoi publikun shqiptar që e mbështeti gjatë duelit me rivalin grek.

Top Channel