Kreu i agjencisë së Antidrogës në Indonezi planifikon që të përdorë krokodilët si roje burgu ku qëndrojnë të burgosurit të dënuar me vdekje.

Shefi i kësaj agjencie, Budi Waseso ka në mendje korrupsionin kur foli për këtë plan.

“Ne do të dërgojmë në burg sa më shumë krokodilë të jetë e mundur. Madje do të kërkoj për llojin më të egër. Ju nuk mund t’i korruptoni krokodilët. Ju nuk mund t’i bindni ata që t’i lejojë të burgosurit të ikin”, u shpreh ai.

Sistemi i burgjeve të Indonezisë është një sistem nga koka në këmbë i korruptuar, me shumë roje të cilët janë arrestuar edhe me akuza që lidhen me drogën.

Agjencia e Antidrogës është në bisedime me Ministrinë e Drejtësisë në lidhje me propozimin e krokodilëve roje.

Top Channel