AAK: Dy deputetë janë të arrestuar

19/02/2016 14:40

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pjesë e bllokut opozitar, deklaroi pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend se dy deputetë të saj aktualisht po mbahen të arrestuar.

Sipas kësaj force politike, shefja e Grupit Parlamentar, Donika Kadaj-Bujupi dhe deputeti Pal Lekaj janë aktualisht të arrestuar dhe po mbahen në departamentin e Krimeve të Rënda në Prishtinë.

Top Channel kontaktoi Policinë e Kosovës në lidhje me këtë pretendim, por policia nuk dha koment dhe as pohoi e as mohoi deklaratën e AAK-së.

Ndërkohë, në një tjetër zhvillim, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka vendosur që të përjashtojë nga parlamenti edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Përjashtimi i tij mbërrin disa minuta pas përjashtimit të një grupi të madh deputetësh opozitarë, mes të cilëve edhe kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe përfaqësues të tjerë të lartë të bllokut opozitar në Kuvend.

Top Channel