F1, Williams zbulon FW38-n

19/02/2016 11:50

Pas Red Bullit, i takoi Williams-it që të bëjë prezantimin e makinës së re, FW38 në prag të Botërorit të Formulës 1 të këtij viti.

Edhe këtë vit do të jenë Valteri Bottas dhe Felipe Massa ata që do të garojnë për këtë skuadër që synon të rivalizojë sa më fort me dy gjigandët e këtij kampionati Mercedesin dhe Ferrarin. Sezonin e kaluar, Williams u rendit në vendin e tretë në klasifikimin për Konstruktorë, ndërsa Bottas dhe Massa e mbyllën kampionatin respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë në renditjen për pilotë.
 
Megjithatë, ambicia e kësaj skuadre është e madhe dhe këtë e vërteton deklarata e Frank Williams, sipas të cilit kjo skuadër do të kërkojë që në vitin 2016 të përmirësohet akoma më shumë.

Makina e re Williams, që do të jetë e bardhë dhe me disa shirita të kuq e blu, do të zbresë në pistë në testet e para dimërore që do të zhvillohen në fillim të javës së ardhshme në Barcelonë.

Top Channel