Maqedoni, nuk ka marrëveshje ndërpartiake për reformim të mediave

19/02/2016 11:30

Ndërmjetësi evropian Piter Vanhoutte ka bërë të ditur se edhe pas rreth 8 orë negociatash gjatë mbrëmjes së të enjtes, partitë politike në Maqedoni nuk kanë arritur marrëveshje për mediat. 

“Ne gjithmonë shpresojmë që mund të ketë diskutime në çdo kohë, dyshoj nëse do të vazhdojnë bisedimet nesër, por mbetem me shpresë se në ditët ose javët në vijim, do ta kapim hapin dhe do të vazhdojmë dialogun për mediat”, ka thënë ndërmjetësi Vanhoutte.
 
Ndërkaq, i pyetur nëse pritet ndonjë vlerësim negativ nga ana e ndërkombëtarëve, Vanhoute ka thënë se çështja e mediave është njëra ndër kryesoret në vlerësimin që do të prezantohet.
 
“Reforma në media mbetet njëra nga çështjet kryesore në vlerësimin që do të prezantohet nesër nga komuniteti ndërkombëtar! Pasi nuk ka marrëveshje e lë në dorën tuaj që të nxirrni një vlerësim duke u bazuar në këtë”, ka pohuar ndërmjetësi Vanhoutte.

Top Channel