Cristiano Ronaldo tifozëve: Kujdes me makinën! (Video)

19/02/2016 11:00

Cristiano Ronaldo ndaloi në hyrjen e qendrës stërvitore të Realit të Madridit për të firmosur autografë e për të bërë foto me tifozët, kur një goditje pa qëllim ndaj makinës së tij bëri që ylli portugez të reagojë dhe të bëjë shaka me fansat.

“Kujdes me makinën!”, thotë Ronaldo duke qeshur, ndërkohë që hedh firma dhe merr vetë celularët në dorë për të bërë “selfie” me ata që e prisnin.

Cristiano Ronaldo, që kur nga stoli i Realit është larguar Rafa Benitez, po rikthehet në formën e tij më të mirë. Sulmuesi ka arritur të shënojë 8 gola në 7 ndeshjet e fundit dhe për këtë e ka ndihmuar edhe rikthimi i tij në krahun e majtë të sulmit.

Top Channel