Luani mund të quhet “Mbreti i Xhunglës”, por edhe për të thënia “pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua” vlen.

…dhe këtë e tregon më së miri ky set fotografish shkrepur nga Botsvana nga fotografi Leon Botha.

Gjithçka nis kur një luaneshë i afrohet mashkullit të tjetrës. Në momentin që “e kuptoi” se çfarë po ndodhte, luani vendos të futet në mes për të shmangur sherrin, por përballet me reagimin e fortë të “gruas së tij”, e cila harron rivalen e vet dhe i kundërvihet atij.

Në këtë situatë, gjëja më e mirë që luani mund të bënte ishte të duronte reagimin e luaneshës së tij, e cila siç duket nuk e besoi që ai e kishte “thjesht shoqe luaneshën tjetër”. 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel