Miley Cyrus është martuar?!

19/02/2016 00:00

Mos prisni asnjë ftesë dasme nga Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth pasi një burim i ri ka deklaruar se ata tashmë janë martuar.

Liam dhe Miley i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit gjatë një ceremonie private të organizuar në një plazh në Australi.

Dyshja ka organizuar një ceremoni sekrete teksa ndodhej për pushime në plazh, ka raportuar një burim për revistën “Life & Style”. Ndërkohë që fansat akoma nuk besojnë lajmin se Miley dhe Liam janë fejuar, burimi konfirmon se ata i kanë deklaruar miqve të tyre të afërt se janë martuar.

Sipas po të njëjtin burim, thuhet se ka qenë ideja e Liam për këtë martesë në mënyrë që të shmangte një tjetër fejesë të gjatë.

Top Channel