Selena Gomez në mes të Brad Pitt dhe Angelina Jolie?!

19/02/2016 00:00

Vorbulla e thashethemeve ka përfshirë dhe një nga çiftet më ‘legjendare’ të Hollywood-it, Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Burime pranë çiftit flasin për xhelozinë e Jolie, pasi mes saj dhe bashkëshortit ka hyrë një tjetër emër, që është po i njohur për publikun. Bëhet fjalë për aktoren dhe këngëtaren Selena Gomez.

Pas ceremonisë së “Boston Globes”, është vënë re një lidhje e afërt ndërmjet 52-vjeçarit dhe 23-vjeçares Gomez. Megjithatë ka edhe zëra që Brad dhe Selena janë kthyer në miq të mirë, fakt që duket se nuk e ngushëllon aspak Angelina Jolie.

Por, çifti duket se përpos këtij thashethemi, nuk është në ditët e tij më të mira. Projektet e ndryshme kinematografike i kanë ndarë ata kilometra larg njeri-tjetrit.

Top Channel