Goli i jashtëzakonshëm i Aduriz në Europa League

19/02/2016 00:00

Athletic Bilbao mori një fitore mjaft të rëndësishme për të kaluar në fazën tjetër të Europa League ndaj Marseille-s, duke fituar minimalisht 0-1 në “Velodrome”.

Aduriz ishte autor i një supergoli në minutën e 54-t të ndeshjes. Sulmuesi i Bilbaos lëshoi një goditje fluturimthi nga rreth 30 metra duke mposhtur portierin.

Edhe pse në moshën 35-vjeçare, Aduriz po zhvillon një sezon të shkëlqyer për Bilbaon, duke u bërë shpesh lojtar vendimtar për fatet e takimeve të ekipit të tij.

Pas fitores në transfertë, Bilbao do ta ketë më të lehtë ndeshjen e kthimit në Spanjë ndaj Marseille-s pasi do t’i mjaftonte edhe një barazim për të kaluar në fazën tjetër të Europa League.

Top Channel