Lojërat Olimpike 2024, Parisi, Roma, Los Anxhelos dhe Budapesti në garë

19/02/2016 00:15

Parisi, Roma, Los Anxhelos dhe Budapesti janë katër qytetet që do të garojnë për organizimin e Lojërave Olimpike 2024.

Lajmi është konfirmuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, sipas të cilit këto kryeqytete kanë kaluar në fazën finale të konkurrimit.

Mediat europiane dhe ato botërore, theksojnë se Parisi me sloganin “Fuqia e Ëndrrave”, me vizionin, konceptin dhe strategjitë e saj shihet si kandidatura më e fortë për të përmbushur pritshmëritë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Pas kryeqytetit francez edhe Los Anxhelos e ka nisur fushatën e saj me sloganin “Ndiqni Diellin”, e cila shihet si oferta që i bëhet njerëzve nga qyteti që i ka organizuar edhe dy herë më parë Lojërat Olimpike.

Kryeqyteti që do të fitojë të drejtën e organizimit të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike 2024 do të shpallet më 13 shtator të vitit të ardhshëm në kryeqytetin peruan Lima.

Top Channel