Shkurtan Ukshini, 70 vjet “burrë”

18/02/2016 00:00

Shkurtan Ukshini ka rreth 70 vite që jeton si burrneshë. Që në moshën 10-vjeçare, “ajo” u shndërrua në “ai”. I pëlqen ta thërrasin Shkurtan, dikur madje ia impononte thuajse me dhunë të tjerëve.

Në fshatin Tpla të Tropojës ndihmonte familjen me punët më të vështira të blegtorisë e bujqësisë. Lufta e brendshme mbaroi kur ajo kuptoi se çfarë lirie e pavarësie do t’i sillte ky vendim.

Secila nga burrneshat ka historinë e saj. Shume femra të zonave veriore këtë vendim e kanë marrë të ndikuara nga Kanuni, të tjera jo. Arsyet e vërteta jo gjithnjë bëhen të ditura, ato janë sekrete që do të vdesin bashkë me to.

Tanimë ka dy vite që jeton në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. Kostum është gjëja më e shtrenjtë në garderobë që ka Shkurtani e që e vesh vetëm në dasma e gëzime familjare.

Sakrifica e tyre e bërë në emër të “burrërisë” i ka mohuar shumë gjëra në jetë  e pavarësisht kësaj, nuk është penduar.

Top Channel