Gati për duelin me Uzun, Keta: Nuk i trembem

18/02/2016 00:00

Gjithçka i është rikthyer normalitet në ndeshjen e boksit mes peshngritësit shqiptar, Mike Gjetan Ketës dhe boksierit turk, Turgai Uzun.

Të njoftuar vetëm 3 ditë më parë se me cilin do të përballen, si boksieri shqiptar ashtu edhe ai turk, u shprehën të gatshëm për të pranuar sfidën edhe pse koha për t’u përgatitur ishte e shkurtër, sidomos për turkun.

Për më tepër brenda 3 ditësh atij i duhej të humbiste edhe rreth 3 kg në peshë gjë që e kishte arritur me sukses, në peshin e sotëm.

“Falënderoj shume Xhoni Ketën që më dha mundësinë për të luajtur për titullin kampion të federtates WBC dhe jam i bindur që do ta fitoj. Për mua nuk ishte aspak problem edhe pse u njoftova përpara 3 ditësh që të bëhem kampion nesër. Unë e njoh Gjetanin pasi është një boksier i njohur në Gjermani, megjithatë do ta tregojë ringu kush është përgatitur më mirë”, u shpreh turku Uzun.

Eksperienca e kundërshtarit me 3 fish ndeshje më tepër nuk e tremb aspak Gjetan Ketën.

“Nuk më tremb aspak aspak sepse aty është një luftë sportive dhe nuk e shoh fare më atë sy. Nuk desha ta lë publikun tim pa ndeshje të cilët e presin me padurim dhe nuk ka rëndësi kundërshtari ky apo një tjetër, apo edhe më i miri në botë. Tha që do ta fitonte ndeshjen? Nuk e di, do ta shohim nesër. Qenka ujk i vjetër? E po ka edhe ujk të ri”, deklaroi Keta.

Ndërkohë organizatorët kanë filluar nga puna për të ngritur ringun në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ndërkohë që numri i tifozëve për këtë sfidë pritet të shkojë deri në 3500.

Pavarësisht çmimit të lartë mësohet se deri tani janë shitur mbi 2800 bileta për sfidën Keta-Uzun e cila në Shqipëri do të transmetohet nga Supersport duke filluar nga ora 18:00 dhe nga 130 kanale televizive në të gjithë botën.

Top Channel