Klopp për Europa League: Shansi për të hyrë në Champions

18/02/2016 00:00

Fitorja e Europa League është mënyra më e mirë për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që ka deklaruar trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp në prag të ndeshjes Augsburgut në Gjermani.

Aktualisht në kampionat, Liverpool është 9 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Manchester City, ndërkohë që kanë mbetur edhe 12 ndeshje për të zhvilluar. Pikërisht për këtë arsye, trajneri gjerman kërkon me çdo kusht triumfin në Europa League.

“Janë shumë pak skuadra në Europë që po mendojnë për triumfin final në Europa League dhe ne jemi një prej tyre. Nuk duhet te themi se nuk kemi shanse, por nëse i sheh skuadrat që marrin pjesë këtu është si të luash në Ligën e Kampioneve. Ndonjëherë e mendon fitoren e këtij aktivitetit si rrugën më të shkurtër për të siguruar pjesëmarrjen në Champions, por ju siguroj që Europa League nuk është e tillë, përkundrazi është një kompeticion shumë i vështirë. Për ne Europa League është shansi i vetëm për të qenë në ngjarjen më të rëndësishme për klube sezonin e ardhshëm”, tha Klopp.
 
Për Liverpoolin bëhet akoma më e lehtë për t’u fokusuar në ndeshjet e Europa League duke qenë se është eliminuar edhe nga FA Cup, ndërkohë që “the reds” kanë edhe një finale për të zhvilluar, atë të Capital One Cup.

Top Channel