Profili në Instagram me më shumë foto nudo

18/02/2016 00:00

Përdoruesve të Instagram u pëlqejnë fotot seksi dhe joga, dhe është vetëm çështje kohe para se fotot e jogës nudo të dalin në platformë.

Nude_YogaGirl, është profili me më shumë foto nudo në Instagram, dhe që arrin të jetë pikërisht e kundërta e asaj që ju prisni: e shijshme.

Profili menaxhohet nga një fotografe 25-vjeçare dhe praktikuese e jogës, por që ende mbetet anonime edhe pse ka arritur 258 mijë ndjekës, nga 34 mijë të tillë që ka pasur vetëm dy muaj më parë, në dhjetor.

Cosmopolitan shkruan se pavarësisht se politika e Instagram është që të dënojë çdo lloj lakuriqësie, qoftë dhe artistike, “duket se kompania ka mbyllur një sy për çdo foto të postuar në Nude Yoga Girl. Secilia foto është bardhë e zi dhe modelja në të, çfarë ka tjetër? Lakuriqësinë”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel