Qyteti australian përfshihet nga “paniku i fijeve”

18/02/2016 12:10

Një vërshim masiv bari, i njohur ndryshe si “paniku i fijeve” ka përfshirë shtëpitë në një qytet të vogël të Australisë.

Në kushte thatësire ekstreme, masive të mëdha bari e kashte mbërrijnë çdo ditë në dyert e shtëpive të qytetit Uangarata, në veri-lindje të Viktorias.

Të shqetësuar nga ky fenomen, banorët janë detyruar të pastrojnë barin e keq çdo ditë për disa orë, duke hasur në disa raste edhe vështirësi.

“Fizikisht ky vërshim po na mbulon dhe po ashtu mendërisht”, thotë banori Pam Twitchett për mediat lokale.

Ndërsa kirurgu veterinar i Uangaratës, Richard Evans tha për BBC se “paniku i fijeve” do të humbasë toksicitetin e tij sapo të jetë tharë.

“E rëndësishme është se nuk do të vrasë kafshët shtëpiake, por vetëm sa do të krijojë rrëmujë”, tha Evans.

Për momentin autoritetet nuk mund të ndihmojnë në pastrimin e qytezës, për faktin se masivet e fijeve nuk përbëjnë kërcënim për zjarr.

Top Channel