Miqësorja e femrave, Shqipëria mundet 1-3 nga Kosova

17/02/2016 00:00

Miqësorja mes kombëtares shqiptare të femrave dhe asaj të Kosovës të zhvilluar në “Elbasan Arena” ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1-3.

Ndeshja që u shndërrua në festë për shkak të 8-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shërbeu edhe për trajnerin Rraklli për të kolauduar skuadrën e tij për takimin eliminator të Euro 2017 kundër Ukrainës që do të luhet në datën 4 mars.

Ndërkohë, Kosova po punon që të ndërtojë një ekip të rëndësishëm në pritje të vendimit të FIFA-s dhe UEFA-s për anëtarësimin me të drejta të plota, çka do të thotë se përfaqësuesja e femrave mund të luajë më pas edhe ndeshje zyrtare në dritaret eliminatoreve të Europianit dhe Botërorit.

Për t’u rikthyer te ndeshja, në minutën e 17 skuadra kosovare shënoi golin e parë me anë të Kryeziut, por barazimi erdhi pas 13 minutash, kur Behluli gjeti rrjetën për 1-1.

Me rezultat të barabartë u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht, Anjeza Rexha shënoi në minutën e 70, ndërsa po e njëjta futblliste gjen rrjetën tetë minuta nga fundi për rezultatin përfundimtar 1-3.

Top Channel