I qetë, i qeshur dhe i sjellshëm, ‘qetësia’ është fjala më e përdorur për të përshkruar Papa Françeskun, i cil ashtu si të gjithë nejrëzit ka dhe ai limitet e tij.

Ati i Shenjtë, i cili është në një udhëtim 5 ditor në Meksikë, po përshëndeste njerëzit në stadium në qytetin perëndimor të Morella, kur humbi durimin me disa dashamirës të tij,

Adhuruesi i Papës zgjati duart për ta përqafuar, e më pas nuk e ka lëshuar pasi papa humbi ekuilibrin dhe ra mbi një fëmijë me karrige me rrota.

Pas ndihmës së njerëzve të sigurisë për të mos rënë në tokë, Papa u shfaq mjaft i inatosur në fytyrë. Duke iu drejtuar personit dhe duke ngritur zërin Papa tha dy herë në spanjisht: “Mos u bëj egoist!”.

Papa argjentinas është më i hapur me publikun, teksa ka hequr dorë nga automjeti me një mbrojtëse antiplumb transparente të përdorur nga paraardhësit e tij. kjo masë u shtua pas tentativës për vrasje të Papa Gjon Palit në sheshin “Shën Pjetër” në 1981.

Top Channel