Të kesh zyrën e punës në pyll

17/02/2016 00:00

Në një pyll në periferi të Madridit është ndërtuar edhe zyra e parë në formën e një ‘tubi aerodinamik’, me çati prej xhami dhe një dritare të madhe transparente që përshkon të gjithë strukturën.

Projekti është bërë nga një studio arkitekture spanjolle, Selgas Cano, që ka vendosur t’u ofrojë punonjësve të saj një mjedis komplet në natyrë. Përveç pamjes së bukur, materialet transparente dhe struktura të japin mundësinë e kursimit të energjisë, duke shfrytëzuar sa më shumë dritën n atyrale gjatë ditës.

Zyra është konceptuar në 2006, dhe është përmirësuar me kalimin e viteve deri në fazën përfundimtare. Struktura është menduar si një bunker gjysëm i zhytur, duke siguruar edhe një izolim termik.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel