Ky diamant mund të jetë i juaji për 14 milionë dollarë

17/02/2016 00:00

Tashmë ai është diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë, dhe ku i dihet, ndoshta një ditë do të jetë në unazën tuaj të fejesës.

Një kompania australiane e diamantëve bën të ditur se guri i çmuar 404 karat është gjetur në Lulo të Angolës. Ai është më i madhi i regjistruar sipas deklaratës së kompanisë në Facebook.

“Rezultatet e sotme janë një provë e mrekullueshme e tetë viteve punë shumë e vështirë”, ka thënë drejtuesi i kompanisë Miles Kennedy. Sipas tij ky diamant mund të ketë vlerën e 14 milionë dollarëve.

Diamanti i rrallë peshon afërsisht 75 gram dhe ka një madhësi sa një kartë krediti, 6.8 centimetra.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel