Studimi: Sekreti i jetëgjatësisë, dieta mesdhetare

17/02/2016 00:00

Spanja, Italia dhe Franca janë vendet me jetëgjatësinë më të lartë në Europë. E ndërsa vendet skandinave dhe Britania e Madhe janë të ekspozuar ndaj fenomenit të vdekjeve në moshë më të hershme.

Një studim i fundit i kryer në 18 vende të Europës është bazuar mbi dy faktorë: Së pari, statusin  ekonomikosocial  dhe së dyti, dietën  ushqimore. Duke u ndalur te kjo e fundit, hulumtuesit thonë se sekreti i një jetese më të gjatë është dieta mesdhetare.

Kjo tezë ka dalë edhe më herët, por tani studiuesit e kanë përforcuar duke përcaktuar edhe veriun e Spanjës, lindjen e Italisë dhe jugun e Francës, si zonat me jetëgjatësi më të lartë. Por, cili është sekreti i dietës mesdhetare?

Baza e saj janë frutat, perimet, drithërat dhe frutat e thata. Ajo zëvendëson yndyrat e dëmshme, si gjalpi me vajin e ullirit, po ashtu kërkon përdorim të shpeshtë të erëzave. Mishi i kuq limitohet në pak herë në muaj, duke e zëvendësuar atë me prodhime deti.

Gjithashtu, rekomandohet një gotë verë e kuqe në ditë. Por, kyçi i kësaj diete nuk është vetëm ushqimi, por se ajo shoqërohet me të qënurit fizikisht aktive dhe konsumimi i vakteve ushqimore duhet të bëhet nën shoqërinë e njerëzve të dashur.

Top Channel